Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën sot në banesën e tij, në fshatin Kutalli.
Mësohet se 51-vjeçari Altin Hajdari ka qenë duke shembur një mur rrethues në banesën e tij dhe muri është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë.
Menjëherë familjarët e kanë transportuar 51-vjeçarin drejt Spitalit Rajonal Berat por mjekët e spitalit konfirmojnë se ai mbërriti pa shenja jete.
Trupi i tij është transportuar drejt Repartit të Morgur, ku do i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të DVP-së Berat, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje aksidentale.










