E rëndë: Banesa digjet në Fier, 74-vjeçari i paralizuar humb jetën

Një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” të Fierit.

Viktima është identifikuar si Flamur Braçe. Sipas informacioneve të para, ai jetonte i vetëm në banesë dhe ishte i paralizuar.

Në vendngjarje kanë dalë tre automjete zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.


Pas përfundimit të ndërhyrjes, brenda banesës është gjetur trupi i pajetë i 74-vjeçarit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit