Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mal të Zi, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij dyvjeçare dhe më pas ka kryer vetëvrasje, raporton Vijesti.
Sipas të dhënave fillestare, burri fillimisht kishte sulmuar gruan e tij pas një debati, e më pas ishte larguar duke marrë vajzën me vete.
Më vonë, babai i 34-vjeçarit ka njoftuar policinë pasi kishte gjetur trupat e pajetë të të birit dhe mbesës në zonën e Golijës.
Policia dhe ekipi mjekësor mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku konfirmuan vdekjen e burrit dhe të vajzës së tij.
Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit të Podgoricës.











