E rëndë: 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës.

Një 29-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit, raporton TCH.


Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit