spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

E rëndë: 21-vjeçari vret nënën e tij me sëpatë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Racale në provincën e Lecce, në rajonin italian të Salentos, ku një grua 53-vjeçare është vrarë brenda në shtëpi nga djali i saj 21-vjeçar.

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktima është identifikuar si Teresa Sommario, e lindur në Gjermani dhe banore e Racales, ku jetonte me të birin, Filippo Manni.

Tragjedia ndodhi pas një konflikti të ashpër mes nënës dhe djalit, kur Filippo goditi nënën e tij në kokë me një sëpatë.

Pas ngjarjes, i riu u largua nga vendi i krimit dhe u pa duke u endur në qytet, derisa një kalimtar e vuri re dhe njoftoi autoritetet. Policia e arriti dhe arrestoi Filippo Manni, duke e dërguar në komisariat për marrjen e dëshmisë.

Trupi i viktimës u gjet nga djali tjetër i saj, i cili menjëherë njoftoi autoritetet. Karabinierët e kompanisë së Casaranos dhe njësia hetimore e Lecces u përfshinë në hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit