spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

E quajti Kurtin “kriminel”, ish-komandanti i UÇK-së kritikon gazetarin Lirim Mehmetaj

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha dënon deklaratat ku Kryeministri Albin Kurti quhet “kriminel” dhe ku kërkohet bllokimi i detyrës së tij.

Hoxha thekson se kritika ndaj qeverisë është e ligjshme, por fyerjet dhe kriminalizimi pa vendim gjyqësor janë të papranueshme, duke nënvizuar respektin për vullnetin qytetar dhe zgjedhjet demokratike.

Postimi i plotë:

Kritikë publike për gazetarin Lirim Mehmetaj që e quan “ kriminel” kryeministrin e shtetit tim !

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë ishin demokratike, të lira dhe pa asnjë incident. Qytetarët folën qartë: fitore bindëse me 56 ulëse dhe vota rekorde.

Në këtë kontekst, deklaratat e analistit Lirim Mehmetaj – ku Kryeministri Albin Kurti quhet “kriminel” dhe ku bëhet thirrje që “të ndalohet me çdo mënyrë” ushtrimi i detyrës së tij – nuk janë analizë politike, por gjuhë urrejtjeje dhe delegjitimim i vullnetit qytetar.

Kritika ndaj qeverisë është legjitime.

Fyerja, kriminalizimi pa vendim gjyqësor dhe thirrjet për bllokim institucional nuk janë.

Paradoksalisht, një gjuhë kaq ekstreme nuk përdoret as nga armiqtë e Kosovës, ndërsa sot po dëgjohet nga ata që pretendojnë se janë “analistë”.

Demokracia nuk mbrohet duke fyer votën e qytetarit.

Respekti për zgjedhjet është minimumi i kulturës politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit