E quajti Bashkim Jasharin “palaço”, jep dorëheqje drejtori i Komunës së Suharekës

Amir Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, pasi e kishte quajtur “palaço” komandantin në largim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jasharin.

Përmes një reagimi publik të titulluar si sqarim, kërkimfalje publike dhe dorëheqje, Hoxha shprehu keqardhje për situatën dhe mori përgjegjësi për fjalën e përdorur, duke e cilësuar atë si reagim të momentit në kuadër të një debati dhe shprehje të papërshtatshme për dikë me përgjegjësi publike.

Ai kërkoi falje publike ndaj Bashkim Jasharit dhe ndaj të gjithëve që janë ndier të fyer apo të lënduar, ndërsa nënvizoi se komenti ishte qëndrim krejtësisht personal, i cili nuk përfaqëson subjektin e tij politik dhe as Drejtorinë që drejtonte në Suharekë.


“Megjithatë, duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që bart pozita ime publike dhe për rëndësinë e besimit institucional, kam vendosur që, përtej kërkimfaljes, të paraqes dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës.”

Hoxha shtoi se vendimin e sheh si akt të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke falënderuar kolegët e bashkëpunëtorët për periudhën e kaluar në detyrë dhe duke theksuar se respekti për qytetarët dhe institucionet mbetet parim mbi çdo debat apo mospajtim personal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit