Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është pyetur se si e gjeti Presidencën e Kosovës pas zgjedhjes në krye të shtetit.
Osmani tha se i është dashur të fillonte goxha “pre zeros”.
“Kur jemi ardh këtu është dashtë goxha me fillu prej zeros në aspektin e përkrahjes ndërkombëtare. Ka qenë një imazh jo i mirë për Kosovën ndërkombëtarisht. Nuk kemi qenë prioritet në tavolinat e liderëve të botës” – tha Osmani.









