spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

E para që përshkoi e vetme ishullin e Kanadasë, 32 vjeçarja shënon arritje historike

Eksploruesja britanike Camilla Hempleman-Adams, 32 vjeçe, ka realizuar një arritje historike duke u bërë gruaja e parë që kalon solo Ishullin Baffin në Kanada.

Ajo mbuloi 150 milje në kushte ekstreme, duke u ekspozuar në temperatura deri në -40°C dhe erëra deri në 47 mph.

Udhëtimi i saj zgjati 13 ditë, një ditë më shpejt se sa ishte planifikuar. ​

Camilla filloi ekspeditën nga Qikiqtarjuaq dhe e përfundoi në Pangnirtung, duke kaluar përmes Parkut Kombëtar Auyuittuq. Ajo shpreson se ky arritje do të inspirojë gra të tjera të sfidojnë kufijtë e tyre dhe të angazhohen në aventura të ngjashme. ​

Babai i saj, aventurieri Sir David Hempleman-Adams, fluturoi në Kanada për ta takuar në vijën e finishit, duke shprehur shqetësim për erërat e forta që rrisnin rrezikun e ngrirjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit