spot_img
spot_img
Monday, March 16, 2026
spot_img
spot_img

E papritur! Jennifer Lopez rrëzohet në mes të skenës

Jennifer Lopez pati një moment të papritur gjatë një koncerti në rezidencën e saj në Las Vegas, kur u pengua në skenë ndërsa po performonte hitin e saj të vitit 2011, On the Floor.

Ngjarja ndodhi gjatë spektaklit të saj “Up All Night Live” në sallën The Colosseum at Caesars Palace. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Jennifer shihet teksa ngre këmbën gjatë koreografisë, por pengohet.

Megjithatë, Lopez e mori situatën me profesionalizëm: ajo e rimori menjëherë ekuilibrin dhe vazhdoi të këndojë dhe të kërcejë së bashku me balerinët, pa e ndërprerë performancën.

Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ndërsa fansat vlerësuan reagimin e saj të shpejtë në skenë. Rezidenca e saj në Las Vegas nisi në dhjetor dhe ka tërhequr vëmendje të madhe nga publiku.

Gjatë një koncerti javën e kaluar, Lopez foli edhe për periudhën e vështirë pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, këngëtari Marc Anthony, me të cilin ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme.

Ajo tregoi se në atë kohë kishte menduar të hiqte dorë nga gjithçka, por u frymëzua nga këshillat e autores së zhvillimit personal, Louise Hay, e cila i tha: “Ti je kërcimtare, prandaj vazhdon të kërcesh.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit