Protestat në të gjithë Serbinë po vazhdojnë prej muajsh.
Çudia është se edhe Kosova përmendet nga disa sportistë.
Njëri nga më të zëshmit në luftën kundër regjimit të Aleksandër Vuçiqi është ish-basketbollisti serb Vlladimir Shtimac.
Ajo që shihet është e njëjta mendësi si e Vuçiqit si e Shtimacit në lidhje me Republikën e Kosovës.
“Imagjino fëmijën tuaj duke të pyetur: ‘Çfarë bëre sot, babai?’ “Dhe i thua: Asgjë, bir. Unë tradhtoj Kosovën, shkel Kushtetutën pesë herë në ditë, dërgoj policinë që të rrahë bashkëmoshatarët e tu…
Dhe shumë më tepër, por tani po shkoj në një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme për ta shkelur Kushtetutën edhe një herë sepse nuk jam kompetent për këtë, sepse, me sa duket, nuk jam mjaftueshëm sot”, tha ai.
Kur është në pyetje Kosova, si regjimi i Vuçiqit si opozita në Serbi, e kanë të njëjtën qasje, kjo është mendësia e shovenizmit serbë!








