“E mora vendimin me zemër”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës

Mesfushori 22-vjeçar, Dion Kaçuri, ka folur për herë të parë pas vendimit për t’iu bashkuar Kombëtares së Kosovës, duke shprehur kënaqësinë për mundësinë që të përfaqësojë fanellën “Dardane”.

Kaçuri, i cili nga viti 2026 është pjesë e SC Austria Lustenau në Austri, ka thënë se zgjedhja e Kosovës ka qenë një vendim i natyrshëm dhe i marrë me zemër.

“Ka qenë një vendim me zemër. E lehtë ka qenë për mua. Jam shumë i lumtur që mund të luaj për Kosovën. Do të provoj të jap maksimumin çdo ditë. Prindërit e mi kanë lindur këtu, janë rritur këtu, e gjithë familja ime është këtu. Unë vij një herë apo dy herë në vit, prandaj ishte vendim me zemër dhe i lehtë për mua”, është shprehur Kaçuri.


Ai pritet të jetë një prej emrave të rinj në përbërjen e përzgjedhësit Franco Foda, në kuadër të ciklit të ardhshëm të UEFA Nations League.

Kosova bën pjesë në Grupin B3, së bashku me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit