spot_img
spot_img
Thursday, February 26, 2026
spot_img
spot_img

E mbështetur nga NATO, modernizimi i trupave të Kosovës alarmon Beogradin; si po afrohet finalizimi i ushtrisë

Modernizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shndërrimi i saj në një ushtri të mirëfilltë alarmon Beogradin. Mediat serbe shkruajnë se kjo gjë do të realizohet deri në vitin 2028, me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë.

Madje duket se Beogradi është i shqetësuar për pajisjet moderne, të cilat u shfaqën edhe në parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë. Reagimi i mediave serbe vjen në një kohë kur edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar, veçanërisht pas asaj që konsiderohet si aleanca e tre vendeve Shqipëri-Kroaci-Kosovë, dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes tyre, përfshi edhe organizimin e stërvitjeve të përbashkëta.

Madje rreth 1 javë më parë Vuçiç ka deklaruar se forcat e sigurisë së Kosovës janë më të forta se ushtritë e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Nëse shikoni listat amerikane të indeksit, ushtria e Prishtinës është më e fortë se ato të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Vuçiç.

“Edhe pse forcat e KFOR-it konsiderohen si e vetmja formacion ushtarak legjitim në territorin e Kosovës sipas Rezolutës 1244, gjatë shënimit të 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë në Prishtinë parakaluan Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) të pajisura plotësisht. Plani parashikon që deri në vitin 2028 këto forca të arrijnë “kapacitete të plota” dhe më pas të vetëshpallen ushtri”, shkruan media serbe.

E mbështetur nga NATO, modernizimi i trupave të Kosovës alarmon

Sipas NIN, partnerët e Kosovës po punojnë për forcimin e kapaciteteve të FSK-së. Këtu përmenden blerjet e helikopterëve amerikanë “Black Haëk”, dronëve “Bayraktar”, si dhe nisja e prodhimit vendor të municionit. Media ka raportuar gjithashtu për blerjen e obusëve 105 mm në platforma “Humvee” dhe për sistemin gjerman kundërtank “Panzerfaust 3”.

Sipas planeve të përmendura, FSK-ja pritet të ketë rreth 8.500 pjesëtarë, aktiv dhe rezervistë, deri në përfundim të transformimit.

Madje media serbe shprehet e shqetësuar për faktin se pjesëtarët e FSK-së trajnohen në akademi ushtarake në Shtetet e Bashkuara, në vende të NATO-s dhe në Turqi.

Ushtria amerikane ka ofruar trajnim për përdorimin e mortajave, ndërsa ushtria turke i trajnon për përdorimin e hedhësve automatikë të granatave, shkruan media serbe.

Transformimi formal nisi në vitin 2018 me miratimin e tre ligjeve në Kuvendin e Kosovës: Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Ligjin për FSK-në dhe Ligjin për Shërbimin në FSK.

Revista citon analistin politik Ognjen Gogić, i cili deklaron se objektivi për ta bërë ushtrinë operative deri në vitin 2028 është i njohur prej kohësh dhe se procesi synon arritjen e standardeve të NATO-s dhe ndërveprueshmërinë me ushtritë e vendeve anëtare.

Gogiç vlerëson se deklaratat e disa diplomatëve perëndimorë, sipas të cilave formimi i ushtrisë së Kosovës nuk bie ndesh me Rezolutën 1244, janë të pabazuara. 

E mbështetur nga NATO, modernizimi i trupave të Kosovës alarmon

Ai shton se NATO nuk ka synim të mbajë përgjithmonë forcat e saj në Kosovë dhe se ideja ka qenë që Kosova të ndërtojë kapacitetet e veta, në mënyrë që prania ndërkombëtare të reduktohet gradualisht.

Artikulli përmend edhe aleancën ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se gjatë këtij viti do të zhvillohet një stërvitje ushtarake në Kroaci me pjesëmarrjen e këtyre vendeve.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, deklaroi se bashkëpunimi mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë kontribuon në stabilitetin rajonal.

Sipas Gogićit, mbetet për t’u parë se cilët skenarë do të simulohen në këto stërvitje dhe si do të organizohen ato.

Ai thekson se procesi i transformimit të FSK-së dhe zhvillimet rajonale paraqesin një çështje me rëndësi për sigurinë në Ballkan.

FSK-ja u krijua në vitin 2009, përmes transformimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). TMK-ja ishte një organizatë e “mbrojtjes civile”, me detyrë për të ndihmuar popullsinë në raste fatkeqësish natyrore dhe emergjencash të tjera. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit