spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“E lashë të dashurin për një natë me dashurinë e parë, bëmë s*** dy herë dhe…!”

Dashuria e parë shpesh mbetet një kujtim i ëmbël që nuk harrohet kurrë. Por çfarë ndodh kur ajo rikthehet pas viteve, pikërisht në momentin kur jeta jote duket e qëndrueshme me një partner tjetër?

Një vajzë 27-vjeçare tregon për “Dear Deidre” se si rikthimi i dashurisë së saj të parë e çoi drejt një vendimi të ndërlikuar mes pasionit dhe përkushtimit.

Rrëfimi i plotë

E dashur Deidre,
Dashuria ime e parë më bëri të ndihesha si vajza më e bukur në botë. Gjithmonë kisha ëndërruar një moment të tillë – ndaj e lashë të ndodhte dhe patëm marrëdhënie.

Jam 27 vjeçe. Problemi është që kam të dashur. Ai është 30 dhe vazhdimisht mendoj se do të më propozojë, por nuk ndodh kurrë. Jam lodhur nga kjo pritje dhe monotonia në lidhjen tonë.

Kur isha në gjimnaz, isha e dashuruar me një djalë që i pëlqente të gjithave. Nuk besoja se ai e dinte kush isha – derisa para pak kohësh u regjistrua në palestër, aty ku punoj unë.

Më njohu menjëherë dhe tha se ishte shumë i lumtur që më pa sërish. Tani është 28 vjeç.
Jam në formë dhe me forma femërore, e e di që burrat më vështrojnë, por kurrë nuk kisha shkuar më tej — derisa ai u shfaq.

I tregova rreth palestrës dhe rregullave, por kur mbarova turnin, ai më priste jashtë. Më ftoi për një pije.

Shkuam në një lokal, pastaj në shtëpinë e tij. Të dashurit tim i thashë që po dilja me disa shoqe.
Ai më tha se ishte mahnitur pas meje.

U puthëm dhe patëm marrëdhënie. Nuk isha ndier kaq gjallë prej kohësh.
Pas një tjetër here, rashë në gjumë dhe u ktheva në mëngjes. Të dashurit i thashë që kisha fjetur tek një shoqe dhe ai më besoi.

Tani, ky djalë i ri më dërgon mesazhe çdo ditë, duke më lutur që ta lë të dashurin tim dhe të jem me të.

Çfarë duhet të bëj?
Të vazhdoj këtë lidhje të fshehtë për të shuar dëshirën, apo ta mbyll me të dashurin tim dhe të shpresoj që ky dashnor i ri të jetë gjithçka që kam ëndërruar?

Përgjigjja e Deidre:

Promoted Content

Mjekët janë të tronditur! Do t’ju shpëtojë nga diabeti!
Diatea

Një lidhje e fshehtë nuk është kurrë zgjidhja. Nëse nuk e ndien më dashurinë për të dashurin tënd, duhet ta thuash hapur dhe ta mbyllësh me dinjitet.

Djali nga shkolla mund të ketë bërë realitet ëndrrën tënde të adoleshencës, por ti di shumë pak për të – përveç faktit që është tërheqës dhe i mirë në shtrat.
Ndoshta ai është “i duhuri”, por tani po mendon me pasion, jo me mendje të kthjellët.

Nëse ai është serioz për ty dhe ti mendon se mund të ketë diçka më shumë, kërkoji kohë që të mbyllësh marrëdhënien aktuale para se të fillosh diçka të re.

Mund të ndihmojë të reflektosh me një pyetje të thjeshtë: A është kjo dashuri apo thjesht dëshirë?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit