DJ Gimbo ka rrëfyer një histori personale të vështirë nga jeta e tij, e kaluara.
I njëjti tha se nuk ka qenë i plotësuar si fëmijë nga ana financiare pasi që jetonin 12 veta në shtëpi.
Më pas tregoi kur nuk shkonte në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit, gjë që e ka shqetësuar edhe familjen.
“Nuk kam qenë shumë i plotësuar në mënyrën financiare në shtëpi, kemi qenë 12 anëtarë, 7 fëmijë, nëna babai, gjyshi, gjyshja dhe mixha i babës.
Kam punuar që 13 vjeç për gjërat që kam dashur t’i kem.
Kam bërë gjëra që nuk më kanë pasur hije t’i bëj por që me kalimin e kohës ato gjëra me i përmirësu dhe mos t’i bëj kurrë.
E kam mërzitur shumë familjen time, nënën time.
Jam kthyer në 3 të mëngjesit në shtëpi. U largova nga shtëpia në moshën 18 vjeçare, për me ndërtu një jetë më të mirë për veten dhe familjen.
Shkova në një qytet ku nuk e kisha askënd me ma hap derën”.









