spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

“E kam ëndërr, por jo tani”; edhe ikona e Interit refuzon Serbinë pas humbjes tronditëse nga Shqipëria

Duket se askush nuk është i gatshëm të marrë drejtimin e përfaqësueses së Serbisë pas rezultatit tronditës përballë Shqipërisë që solli shkarkimin e Dragan Stojkoviç. Federata Serbe raportohet se ka kontaktuar emra të ndryshëm, por të cilët nuk kanë shfaqur gatishmërinë që të marrin drejtimin e ekipit, sidomos për të mbyllur eliminatoret e Botërorit ku serbët ndjekin Shqipërinë në renditje dhe rrezikojnë të mbeten jashtë aktivitetit.

I fundit mes atyre që e ka refuzuar këtë mundësi është Dejan Stankoviç, i cili aktualisht është trajneri i Spartakut të Moskës në Rusi. Ai e ka pranuar këtë në një intervistë të dhënë për “Kurir” në Serbi.

Ëndrra ime është të drejtoj Serbinë para 50 mijë njerëzve në “Maracana”, por është ende shumë herët për këtë”, tha Stankoviç.

Pikë së pari është logjike që unë të përmendem në media kur flitet për atë pozicion, pasi unë jam trajner, apo jo? Megjithatë, aktualisht nuk e shoh veten si trajner i ekipit përfaqësues, është shumë herët për atë post. Çdo trajner serb e ëndërron, përfshirë edhe unë. Një ditë, padyshim do ta përjetoj këtë, por për momentin kam një kontratë me klubin”, ishin fjalët e Stankoviç.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit