spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

“E ka derën e hapur në LDK” – Agim Veliu demanton Abdixhikun: Është përgjegjësi e tij që s’jam në listën për deputet

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka reaguar publikisht pas mospërfshirjes së tij në listën e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme, duke e demantuar kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun, i cili pati thënë se e ka derën hapur në LDK.

“E vërteta nuk mbyllet me lista.

Kam qenë dhe jam pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës jo për interesa personale, por për bindje, punë dhe përgjegjësi ndaj njerëzve që më kanë besuar.

Listat zgjedhore janë mbyllur. Vendimet janë marrë.

Deklarata për “derë të hapur” pas këtij fakti është më tepër formale se sa e vërtetë, nuk e ndryshon realitetin dhe nuk e zëvendëson mungesën time në një garë të ndershme dhe transparente”, ka shkruar ai.

Ai ka hedhur të gjithë përgjegjësinë mbi Abdixhikun, dhe Ekrem Hysenin në Podujevë.

“Përgjegjësinë për mospërfshirjen time në listën e kandidatëve e mbajnë kreu i partisë dhe i emëruari i tij në Podujevë, të cilët në koordinim të plotë, kanë shpërfillur gatishmërinë time dhe kërkesat e mijëra votuesve të shprehura edhe publikisht që të jem pjesë e garës”, thekson tutje Veliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit