spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

“E ka bërë sozia ime”/ Detaje të reja nga vrasja e Charlie Kirk, bashkëjetuesi transgjinor i autorit zbulon sekrete për FBI-në

Detaje të reja po dalin në dritë rreth çështjes së vrasjes së aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, për të cilin akuzohet 22-vjeçari Tyler Robinson. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Robinson bashkëjetonte në një apartament me një person transgjinor që ndodhej në proces tranzicioni gjinor nga mashkull në femër.

Burime pranë hetimit kanë bërë të ditur se ky person po bashkëpunon plotësisht me autoritetet, duke dorëzuar edhe mesazhe të dërguara përmes platformës Discord, ku Robinson i tregonte vendndodhjen e armës së përdorur në krim, një zonë pyjore në afërsi.

FBI: “Mund të kishin marrëdhënie romantike”

Sipas burimeve nga FBI, të cituara nga Fox Neës Digital, Robinson dhe shoku i tij i apartamentit, Lance Twiggs, nuk ishin thjesht bashkëjetues, por kishin një marrëdhënie romantike. Twiggs nuk konsiderohet i përfshirë në vrasje dhe nuk është nën hetim penal, ndërsa vijon të bashkëpunojë me autoritetet.

Megjithatë, identiteti i saktë i Twiggs mbetet i paqartë, pasi emri i tij nuk është përmendur në dëshmitë zyrtare të deritanishme. Familjarët e tij nuk kanë konfirmuar nëse ai është personi transgjinor në fjalë, por një prej të afërmve e ka përshkruar atë si “djalin problematik të familjes”.

Nuk përjashtohet motivi politik apo gjinor

Ndërkohë që spekulimet për një motiv të mundshëm politik apo gjinor rreth vrasjes kanë qarkulluar në media, gjyshi i viktimës është shprehur se nuk dëshiron të komentojë mbi natyrën e marrëdhënies midis autorit dhe bashkëjetuesit të tij, duke shtuar: “Nuk jam i sigurt se çfarë ndodh me të në këtë moment.”

Sipas raportimeve të Daily Mail, Robinson dhe Tëiggs ishin pjesë e një grupi të madh miqsh që komunikonin rregullisht në Discord, shumica prej të cilëve ishin të diplomuar në gjimnazin Pine View.

Agjentët e FBI-së kanë në dorë mesazhe dhe komunikime të tjera midis Robinson dhe partnerit të tij që ndihmuan hetuesit për të lokalizuar Robinson. Po ashtu, FBI-ja ka konfiskuar prova nga apartamenti i tyre, përfshirë kompjuterë, të cilat janë dërguar për t’u analizuar.

Apartamenti që Robinson dhe partneri i tij ndanin është në të njëjtën zonë të Utah-s jugore ku jetojnë prindërit e Robinson, rreth katër orë larg nga Universiteti i Luginës Utah, ku Robinson dyshohet se qëlloi për vdekje Kirk.

Babai i Robinson, i cili e dorëzoi djalin e tij te autoritetet, i tregoi FBI-së se e kishte njohur të birin nga imazhet e kamerave të sigurisë, të cilat drejtori i FBI-së, Kash Patel, urdhëroi të bëheshin publike gjatë kohës që i dyshuari ishte në arrati.

Kur Robinson mbërriti në shtëpinë e babait të tij, ai tha se donte të vriste veten. Ndërkohë, hetuesit kanë konfirmuar se pushka që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen e Kirk kishte municion me mesazhe anti-fashiste.

Ndërkohë, hetuesit kanë tashmë në dorë disa biseda në “Discord”, një platformë online mesazhesh, ku përdorues të tjerë shkruanin se personi në foton e bërë publike si autor i dyshuar ishte pikërisht Tyler Robinson. Njëri prej tyre i shkruajti 22-vjeçarit, duke i thënë: “Ku je”?

Robinson u përgjigj brenda 1 minute, duke bërë humor: “Është sozia ime, kërkon të më fusë në telashe”.

Një tjetër përdorues shkruajti se i dyshuari është pikërisht Tyler.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit