spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

“E goditi sëpatë në kokë”- Detaje tronditëse nga dosja e Prokurorisë për vrasjen mizore në Ferizaj

Një vrasje mizore për motive ende të panjohura ka ndodhur më 23 janar të këtij viti në fshatin Manastirc të Komunës së Ferizajt. Leutrim Fejza dyshohet se e ka privuar nga jeta Bekim Varin. E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në mal. Atje i pandehuri pabesisht nga mbrapa e ka goditur me sëpatë tashmë viktimën, duke i shkaktuar humbjen e jetës nga plagët. Insajderi ju sjell detaje nga dosja e Prokurorisë së Ferizajt:

Siç e përshkruan Prokuroria e Ferizajt rastin, i cili po udhëhiqet nga prokurori Shukri Jashari, teksa viktima dhe i pandehuri po ktheheshin në këmbë nga Pleshina e Ferizajt, devijojnë rrugën dhe nisen për në malet e fshatit Manastirc.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se Leutrim Fejza me të arritur në afërsi të fshatit e godet Bekim Varin me sëpatë në kokë, e më pas në pjesë të ndryshme të trupit. Nga lëndimet trupore, ai ndërron jetë në vend të ngjarjes.

“Me të arritur afër fshatit i pandehuri për motive ende të panjohura fillimisht e godet me sëpatë në kokë nga mbrapa pastaj e godet edhe disa herë në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dhimbje derisa të njëjtin e privon nga jeta, pastaj i njëjti viktimën e gropos në një vend në mal duke e mbuluar me dhe e drunjë kufomën me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë.

Prokurori Shukri Jashari ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj t’ia caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditësh, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Në kërkesën e Prokurorisë, të përpiluar nga prokurori Jashari, bëhet e ditur se i dyshuari ka dhënë deklarata kontradiktore përgjatë intervistimit dhe ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë penale.

Tutje bëhet e ditur se Prokuroria do të intervistojë edhe dëshmitarë të tjerë, ku një nga ta dyshohet që është ftuar nga i pandehuri dhe viktima që t’i transportojë deri në mbarim të fshatit Pleshinë të Ferizajt.

Si fillim, Bekim Vari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët më 29 janar. Policia e Kosovës kërkonte ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij

“Më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt se BEKIM SHABAN VARI, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në fshatin Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij“, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bekim Vari më pas është gjetur i vdekur para dy ditësh nga banorët e fshatit Manastirc të Ferizajt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit