E goditi me thikë, publikohet fotoja e autorit të vrasjes së 51-vjeçarit në Durrës

Personi që shihni në foto, krahas viktimës, dyshohet se është autori i vrasjes së 51-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Teilor Tivari, 24-vjeçari, akuzohet se ka dhunuar e më pas qëlluar me thikë 51-vjeçarin Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri.

Një takim feste i organizuar në apartamentin që viktima e kishte në ruajtje është shndërruar në tragjedi.

Vrasja është zbardhur nga policia pas dorëzimit të autorit të dyshuar, një prej të njohurve që mbrëmjen e kaluar ka qenë në apartament ku herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike.

Dyshohet se nën efektin e narkotikeve autori i dyshuar 24-vjeçari ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thikë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, autori nuk njihet si person problematik.

Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në këtë lagje ishte gjetur pa shenja jete shtetasi Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit