E futën në thes me blloqe betoni, si u tentua të zhdukej trupi i shqiptarit që u vra në Spanjë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Miklovan Dakajt në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, trupi i tij ishte futur në një thes me blloqe betoni dhe ishte hedhur në një rezervuar. Ndërkohë, familjes i ishte bërë presion që të mos kërkonin djalin e tyre.

Artikulli i Tele Cinco

Më 14 tetor 2025, trupi i një personi u zbulua brenda një thesi në rezervuarin Casasola, në zonën e Almogía, Málaga. Viktima u identifikua si një 31-vjeçar shqiptar që jetonte në Benahavís.

Zhdukja e tij ishte denoncuar më herët nga partnerja, ndërsa familjarët kishin deklaruar se ishin vënë nën presion për të ndërprerë kërkimet. Pas disa muajsh hetime, autoritetet arrestuan tre persona të dyshuar si autorë të krimit.

Fillimisht, rasti u trajtua si një zhdukje e mundshme e pavullnetshme. Hetuesit zbuluan se i riu kishte shkuar në një takim të paracaktuar me të dyshuarit dhe kishte hipur në një automjet me dy prej tyre, duke u drejtuar drejt një zone malore pranë rezervuarit. Trupi i tij u gjet pesë muaj më vonë nga një kalimtar i rastësishëm.

Sipas hetimeve, viktima ishte vrarë, lidhur dhe futur në një thes, përpara se të hidhej në ujë. Brenda thesit ishin vendosur edhe blloqe çimentoje për të mbajtur trupin në fund të rezervuarit. Megjithatë, rënia e nivelit të ujit në digë bëri të mundur zbulimin e trupit, i cili ndodhej në gjendje saponifikimi, por u identifikua falë tatuazheve, sipas raportimeve të “Diario Sur”.

Autoritetet arritën të identifikonin viktimën përmes raportimit të zhdukjes në Marbella. E vetmja pistë fillestare ishte automjeti me të cilin ai ishte larguar, i marrë me qira në Barcelonë nga një grua. Hetimet zbuluan se të dyshuarit e kishin përdorur këtë makinë në ditët para krimit.

Identifikimi i gruas që kishte marrë me qira automjetin çoi në zbulimin e dy autorëve të dyshuar, dy shqiptarë të moshës 36 dhe 45 vjeç, të cilët u arrestuan në muajin shkurt dhe aktualisht ndodhen në burg, të akuzuar për vrasje. Marrëdhënia e gruas me të arrestuarit mbetet ende e paqartë, por autoritetet dyshojnë se edhe ajo mund të jetë e përfshirë në këtë ngjarje.

Vrasja e Miklovan Dakaj:

20-vjeçari Miklovan Dakaj, i cili jetonte në Costa del Sol, u pa për herë të fundit i gjallë në 13 maj 2025. Ish-partnerja e tij denoncoi zhdukjen në Policinë Kombëtare spanjolle. Që në fillim, hetuesit dyshuan për një rrëmbim të lidhur me krimin e organizuar që vepron në jug të Spanjës.

Muaj më vonë, në tetor, një shtetas polak gjeti rastësisht një qese të madhe në rezervuarin e Casasola-s në Almogía (Malaga). Brenda saj ndodheshin mbetjet e trupit të Dakajt, të lidhura shkruan “La Razon”. 

Njësia e Policisë Gjyqësore e Malagas ka zbardhur krimin. Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar lidhja me trafikun e drogës, dyshohet se vrasja mund të jetë pasojë e një larjeje hesapesh.

Edhe pse vrasja e Dakajt nuk u krye me armë zjarri, ajo pasqyron nivelin e lartë të dhunës mes grupeve kriminale. Sipas denoncimit të ish-partneres, më 12 maj ai ndodhej në një restorant në Puerto Banús. Rreth orës 14:30, ai i tha se do të shkonte në një restorant tjetër për të takuar disa persona që i kishin premtuar një punë si truprojë. Pas kësaj, humbi çdo kontakt.

Gjatë dy ditëve në vijim, ish-partnerja e tij konstatoi se makina e Dakajt, një BMW X6, mbeti e parkuar në të njëjtin vend.

Hetimet u morën nga seksioni i krimit të organizuar në Costa del Sol, pjesë e njësisë antidrogë UDYCO në Malaga. Përmes analizës së kamerave të sigurisë, policia identifikoi një automjet Peugeot 208, i marrë me qira në Barcelonë disa ditë para zhdukjes, që ndodhej në vendngjarje.

Pamjet filmike lidhin një grua, Marina C., me të dyshuarin kryesor Ilir J., shtetas shqiptar, si dhe me një të dyshuar të tretë, Indrit G. Kamerat tregojnë se Dakaj u largua me këtë automjet së bashku me personat që dyshohen si autorë.

Hetuesit monitoruan telefonat e të dyshuarve dhe kryen vëzhgime në terren. Edhe pse një pjesë e itinerarit drejt rezervuarit nuk dokumentohet plotësisht nga kamerat, të dhënat e sinjalit të automjetit e vendosin atë në zonën ku u gjet trupi.

Me vendim gjykate të datës 17 mars, Ilir J. është lënë në burg pa të drejtë lirimi me kusht, ndërsa për Indrit G. është caktuar një garanci prej 25 mijë eurosh. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit