Shërbimi përkujtimor për Charlie Kirk mblodhi së bashku të paktën 200,000 mbështetës në Arizona, të cilët nderuan jetën dhe trashëgiminë e tij.
Në shërbimin përkujtimor për konservatorin Charlie Kirk morën pjesë, ndër të tjerë , Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance, Elon Musk, si dhe personalitete nga kampi MAGA, të cilët e përshkruan Kirk-un si një luftëtar për besimin dhe vendin.

Por momenti që preku shumë njerëz dhe bëri bujë në të gjithë botën ishte kur Erica Kirk fali vrasësin e burrit të saj. Erica Kirk premtoi të vazhdonte punën e tij, duke folur me besim fetar dhe vendosmëri.
“E fal këtë burrë, këtë të ri. E fal sepse këtë bëri Krishti dhe këtë do të bënte Çarli”, tha Erica Kirk, duke shpjeguar se përgjigjja ndaj urrejtjes është dashuria, siç mëson Ungjilli.

Erica Kirk përloti kur foli për burrin e saj të vrarë, shikoi lart në qiell kur foli për të dhe gjeti ngushëllim në krahët e Donald Trump.










