E droguan dhe e lanë të vdiste, 19-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në Greqi

Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në ishullin Kefaloni të Greqisë, në zonën e Argostolit, pas një ngjarjeje që autoritetet po e hetojnë si vdekje të lidhur me konsum të substancave dhe neglizhencë të ndihmës.

Sipas mediave greke dhe hetimeve paraprake, e reja ishte në një dhomë hoteli me tre të rinj të tjerë kur dyshohet se u konsumuan lëndë narkotike. Në një moment ajo ka humbur ndjenjat.

Në vend që të njoftohej menjëherë ndihma mjekësore, dyshohet se të rinjtë e kanë nxjerrë nga hoteli dhe e kanë lënë në një shesh në qytet. Ajo është gjetur më vonë pa ndjenja dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin kur trupi i saj nxirret nga hoteli dhe lihet në rrugë, ndërsa më pas personat largohen nga vendngjarja.

Ekspertiza paraprake ka përcaktuar si shkak të mundshëm të vdekjes arrest kardiak, ndërsa rezultatet toksikologjike pritet të sqarojnë nëse janë përdorur substanca narkotike.

Policia greke ka identifikuar tre të rinjtë që ndodheshin me të në hotel dhe ata po përballen me akuza, përfshirë edhe vrasje nga pakujdesia, ndërsa pritet që të dalin para gjykatës për t’u marrë në pyetje.

Familja e 19-vjeçares kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe pretendon se ajo nuk kishte lidhje me drogën, duke ngritur dyshime mbi rrethanat e vdekjes së saj.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Greqi dhe ka hapur debat mbi përgjegjësinë e të rinjve për mosdhënien e ndihmës në raste emergjence.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit