Pas eliminimit të Benitës nga gara në BBVK, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa shkrime sikur ato i ka shkruajtur ajo, në të cilat hidheshin akuza të rënda për produksionin e formatit.
Sot është bërë një reagim nga llogaria e saj në Instagram, ku është thënë se të gjitha ato shkrime nuk janë publikuar në profilin zyrtar të ish-banores.
Në komunikatën e tyre, menaxhmenti thekson se këto postime janë krijuar për të manipuluar publikun dhe për të mbledhur klikime.
“Së fundmi po qarkullojnë disa lajme me qëllim rritjen e audiencës dhe klikimeve. Dëshirojmë të sqarojmë se këto lajme janë të pavërteta dhe nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga ana jonë lidhur me këto pretendime”, thuhet në reagimin e tyre.









