E dhimbshme: Vdes punëtori 34-vjeçar pasi ra nga skelet në vendin e punës në Prizren

Ka humbur jetën një punëtor 34-vjeçar, pasi ka rënë nga skelet në vendin e punës në Prizren.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se në lidhje me këtë rast është arrestuar pronari i kompanisë.

“Më datë 29.10.2025, rreth orës 13:30, është raportuar se një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga skeletet e një ndërtese në ndërtim në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar nga fshati Caravik, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më vonë, rreth orës 16:30, është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK – Prishtinë”.

“Policia, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, Inspektoratin e Punës dhe njësitë kompetente hetimore, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në konfirmim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit