E dhimbshme: Të hënën i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Luksemburg

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën, e 1 shtatorit, në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid në Luksemburg, ku një veturë dhe një furgon u përplasën ballë për ballë.

Mediat vendore raportuan se pas përplasjes, të dy mjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht, duke lënë pasoja tragjike: pesë persona që ndodheshin brenda automjeteve humbën jetën.

Lajmi u konfrimua edhe nga një familjarë i viktimave i cili ka shkruar se: “Me dhimbjeje të thellë ju njoftoje se dje rreth orës 17 në Luksmeburg aksidentalisht humbën jetën 3 engjujt Uka dhe Ujkani nipat e mi, dhe djali i tezakut, Edonik Kastrati”.

Njëri prej viktimave, Edonik Kastrati, 19-vjeçar, lamtumira e fundit do t’i jepet të hënën (21 shtator) në varrezat e fshatit Dobërdol.

Kështu është bërë e ditur nga njoftimi i familjarëve të Edonikut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit