Enis Osmanaj është 32-vjeçari nga fshati Trubuhoc i cili humbi jetën tragjikisht pas vetaksidentit në Dobrushë të Istogut.
Sipas njoftimit mortor, bëhet e ditur se të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Trubuhoc.
Sipas Policisë së Kosovës, derisa automjeti ishte duke qarkulluar në magjistralen Pejë-Mitrovicë, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, i njëjti ka humbur kontrollin dhe më pas ka devijuar djathtas, me ç’rast ka goditur shtyllën e betonit.









