spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit policit nga Peja që dyshohet se i dha fund jetës në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku zyrtari i Policisë së Kosovës, Alban Tolaj, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ahmet Korenica”.

Polici 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta, ku sipas Policisë dyshohet se ai i dha fund jetës, mirëpo hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar edhe familjarët, të cilët kanë thënë se Tolaj ka ndërruar jetë tragjikisht.

Ata po ashtu kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në varrezat e qytetit të Pejës, në ora 16:30.

E pikëlluar për vdekjen e zyrtarit policor është shprehur edhe vajza e tij, Elsa Tolaj, e cila i ka kushtuar disa fjalë zemre babait të saj.

“Babush, shpirti jem, dashnija jeme e pare dhe ma e madhe… Allahu qofte i meshirshem me ty dhe te shperblefte me Xhenet, aty ku s’ka me dhimbje as mërzi, veç paqe e lumturi.

Inshallah nje dite takohemi prape, aty ku dashnia nuk ka fund. Te don cika jote e vogel perjetësisht, babush. Nuk je fizikisht ketu, por ne zemrën time je çdo sekonde. Pusho i qete, shpirti jem…”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit