Sot do të mbahet varrimi i mërgimtarit 35-vjeçar, Rrahim Latifi, trupi i të cilit u gjet dje në Liqenin e Ujmanit, pas tre ditësh kërkimesh intensive.
Varrimi do të zhvillohet në varrezat e Shipolit, me ikindi, në orën 16:44.
Trupi i Latifit u gjet pas një operacioni të përbashkët kërkimor nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe KFOR-i, të cilët punuan pa u ndalur për gjetjen e tij.
Përndryshe, dyshohet se Latifi ishte hedhur nga ura në Ujman, dhe pas disa ditëve kërkimesh u gjet trupi i tij pa shenja jete.









