Me pikëllim dhe dhimbje të thellë, njoftohen familjarët, miqtë dhe dashamirët se në moshën 39-vjeçare, në Gjermani ka ndërruar jetë Muhamet Isuf Bajraktari nga Resniku.
I ndjeri ka lindur më 16.10.1986, ndërsa ka ndërruar jetë më 20.03.2026, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, e enjte, më 26.03.2026, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Resnik.
E pamja do të mbahet për dy ditë në shtëpinë e të ndjerit në fshatin Resnik.
E pikëlluar, familja Bajraktari.









