E dhimbshme: Nesër varroset 19-vjeçari nga Rahoveci që vdiq në Austri, u aksidentua me kamion

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit, Bylbyl Mazrekut, 19-vjeçarit nga Kosova që vdiq në orët e hershme të mëngjesit të 11 prillit (2026) në rrugën Eferdinger, në Alkoven të Austrisë, pas një aksidenti të rëndë trafiku.

Sipas mediave lokale, i riu ishte përplasur me një kamion, ndërsa bëhet e ditur se përplasja ka qenë shumë e fortë, saqë shoferi ka mbetur i bllokuar brenda automjetit dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve të shpëtimit dhe ndihmës mjekësore në vendin e ngjarjes, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në fshatin Retijë të Rahovecit në kohën e namazit të drekës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit