E dhimbshme: Ndërron jetë drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Ka ndërruar jetë Greta Kryeziu, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, për të cilën ditë më parë ishte kërkuar ndihmë financiare për shërimin e saj.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur babai i saj.

“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se vajza ime Greta u nda nga jeta na la një zbrazëti të pafundme. Faleminderit shumë gjithë atyre që na qëndruan afër këto ditë të vështira. Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar babai i saj.

Gjithashtu, edhe Komuna e Kamenicës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e drejtores së shëndetësisë.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë opinionin publik se ka ndërruar jetë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, znj. Greta Kryeziu. Komuna e Kamenicës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me Gretën. Humbja e saj është një goditje e madhe për institucionin tonë dhe për komunitetin. Në të njëjtën kohë, shprehim falënderimin më të madh për qytetarët, bizneset dhe bashkatdhetarët që u mobilizuan dhe ofruan mbështetje në ditët më të vështira për Gretën dhe familjen e saj”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit