Familja Morina nga Klina sot ka pranuar lajmin e hidhur për vdekjen e me të dashurit të tyre njëherit edhe ish-ushtarin e UÇK-së, Xhem Morina.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, ku dhe kanë bërë të ditur edhe detajet e varrimit.
Morina do të varroset sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit Sferkë të Klinës.
Kujtojmë se i ndjeri ishte bashkëthemelues i Shtabit “Liria” – Brigada 122 Sferkë e Gashit.











