Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur dje në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, i varur me litar në një pemë.
Policia është alarmuar rreth mesditës nga një qytetar, i cili kishte parë trupin e viktimës të varur në oborrin e lagjes Babaj.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, hetuesit e Skenderajt, njësia rajonale e hetimeve dhe forenzika.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas ai është identifikuar si Rifat Babaj.
Familjarët kanë njoftuar se lamtumira e fundit të ndjerit do t’i jepet sot, në ora 17:00, te varrezat e lagjes Babaj.









