spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në rrethana të paqarta në banesën e tij në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një banesë në Prishtinë, ku u gjet pa shenja jete një i ri. Viktima vdiq në rrethana dhe për shkaqe ende të panjohura, ndërsa Policia ka nisur hetimin për të zbardhur rastin në plotni.

Ky rast ka tronditur familjen Gashi në rrugën “Lote Vaku” në kryeqytet, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e 35-vjeçarit.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu që u gjet pa shenja jete është Leonard Gashi, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Njësitë përkatëse policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Trupi i pajetë është tërhequr për dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit