E dhimbshme: Ky është i riu që u gjet pa shenja jete në Jelloc të Klinës – shkaqet e vdekjes po hetohen

Florarb Zeka është i riu që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Jelloc të Klinës.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 06:20, ndërsa njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e Zekës.


Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit