spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

E dhimbshme: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në banesën e tij te Rruga C

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Beqiraj, në Prishtinë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.

Burimet e Gazetës bëjnë me dije se burri është gjetur pa shenja jete në banesën e tij te Rruga C.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë hyrë në banesën e të ndjerit ku kanë hasur në trupin e viktimës.

Pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Gazeta mëson se i vdekur ka mbetur i moshuari Veli Beqiraj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit