spot_img
Wednesday, July 9, 2025
spot_img

E dhimbshme: Ky është 69-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Sllovi të Lipjanit

Gazeta ka raportuar dje për njërin nga të aksidentuarit në Sllovi të Lipjanit më 26 qeshor, që ka ndërruar jetë.

Viktima është Nysret Aliu, 69-vjeçar, i cili ndodhej në veturën Volkswagen Golf së bashku me dy djemtë e tij, Shkumbin Aliun, 28 vjeç dhe Përparim Aliun, 30 vjeç.

Vetura e tyre ishte përplasur me një automjet Mercedes, që drejtohej nga Fitim Bytyqi, 35-vjeç, banor i Lipjanit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga burimet e Sinjalit brenda Policisë, përplasja kishte qenë e fuqishme, duke shkaktuar lëndime të rënda për tre pasagjerët e veturës Golf, ndërsa vetëm dy ditë më vonë, babai i dy të rinjve, Nysret Aliu, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka autorizuar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë, ndërsa familja Aliu është tronditur nga një tragjedi që përfshiu tre anëtarë të njëjtë në një çast fatal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit