spot_img
Tuesday, November 18, 2025
spot_img

E dhimbshme: Ky është 68-vjeçari që humbi jetën pasi u plagos në Fushticë të Drenasit

Gazeta ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka tronditur pasditen e së shtunës fshatin Fushticë të Poshtme në Gllogoc, ku një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Siç raportoi gazeta, rasti ka ndodhur rreth orës 13:35 në garazhin e oborrit të shtëpisë së viktimës, një 68-vjeçar, është gjetur pa shenja jete dhe është dërguar në QMF-Komoran, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Viktima është Ragip Shala.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve, forenzika dhe prokurori kujdestar. Gjatë ekzaminimit janë sekuestruar një fishek, një gëzhojë dhe një armë zjarri e llojit ZORAKI 917-T, e cila ishte gjetur në një shtëpi afër vendbanimit të viktimës.

Për këtë ngjarje të rëndë është arrestuar i dyshuari, i cili është identifikuar si Vehbi Plakaj, 76-vjeçar, i cili në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar kryerjen e veprës.

Sipas të dhënave fillestare, Prokuroria Themelore ka iniciuar rastin si “Vrasje” me elemente të mundshme të manipulimit të provave, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit