Bylbyl Mazreku është 19 vjeçari nga Kosova që vdiq në aksidentin në Austri.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët.
Njoftimi i plotë;
Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta, si pasojë e një aksidenti, të bashkëfshatarit tonë Bylbyl Avdulla Mazreku, vetëm 19 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur në Eferding të Austrisë.
Humbje e rëndë për të gjithë ata që e njohën dhe e deshën.
Ngushëllime të sinqerta familjes Mazreku, bashkëvendësve dhe gjithë miqve të familjes.
U prehsh në paqe 🕊️









