spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

E dhimbshme: Konfirmohet vdekja e gruas që dyshohet se ra nga një ndërtesë në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën në rrethana të dyshimta. Rasti tashmë është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e rastit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktima është hedhur nga një ndërtesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët e kanë rrethuar me shirita lokacionin ku ka ndodhur rasti.

Ndërkaq, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se viktima ka rënë nga një ndërtesë.

Ndërkaq, hetuesit e Policisë në koordinim me prokurorinë përkatëse, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit