E dhimbshme: Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga një veturë në Drenoc të Klinës

Një aksident trafiku me fatalitet ndodhi të mërkurën pasdite në Drenoc të Klinës, ku një këmbësore u godit për vdekje nga një veturë. Gruaja e moshuar nuk mundi t’iu bëjë lëndimeve të rënda dhe fatkeqësisht vdiq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, ndërsa është bërë e ditur se shoferi i dyshuar tashmë është arrestuar.

Sinjali ka mësuar se gruaja që humbi jetën është Manike Marku, e moshës rreth 76-vjeçare.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas trupi është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari që shkaktoi aksidentin ka përfunduar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit