spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

E dhimbshme, këngëtares shqiptare i vdes nëna

Anjeza Branka ka ndarë lajmin e trishtë se mamaja e saj është ndarë nga jeta së fundmi. Në një postim në Instagram, këngëtarja i dha lamtumirën mamasë e saj, poshtë fotove me të:

“Nuk di nga t’ia nis të shkruaj për ty. Lamtumirë, Ana ime e bukur. Tani nuk kam frikë më asgjë në këtë botë. Frika ime ishte të humbja babin edhe ty, shpirti im i bukur, fryma, aroma ime, mami më e mira në botë. Ju mori Zoti. Lamtumirë.”

Anjeza Branka jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u zhvendos bashkë me djalin e saj thuajse pesë vite më parë. Këngëtarja tha në një intervistë për “ABC e Mëngjesit” tre vite më parë se emigroi “për një jetë më të mirë për djalin”.

Atje, Anjeza vazhdon të këndojë në lokale duke shprehur se është e zënë me angazhime të përjavshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit