spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

E dhimbshme: Iu jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Gashi që vdiqën nga aksidenti në Çubrel

Sot iu është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Gashi nga Peja, të cilët mbetën të vdekur si pasojë e aksidentit tragjik në Çubrel, ku e përfshirë ishte edhe një veturë e Policisë.

Në orën 14:00 janë varrosur viktimat: Zarife Gashi, rreth 70 vjeçare, Agim Gashi, rreth 50 vjeçar dhe Gyltene Gashi, rreth 48 vjeçare.

Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit.

Sipas IPK-së, bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat  i mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit zyrtar, i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit