spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

E dashura e tradhtoi me mikun e tij, sportisti humb durimin! Ja si vepron

Në kompleksin e banesave në qytetin Natal të Brazilit, regjistruan skenën tronditëse me protagonist basketbollistin 29-vjeçar.

Igor Cabral ka gjetur një bisedë me një mik të tij në celularin e partneres së tij, Juliana Garcia dos Santos, dhe pasi e hodhi në pishinë, e futi në ashensor ku duket se kanë një bisedë intensive para shpërthimit.

Basketbollisti e hodhi gruan në dyshemenë e ashensorit me një grusht.

Ai nuk është mjaftuar vetëm me një goditje pasi për të paktën 30 sekonda nuk është ndalur së godituri me grush partneren e tij duke e lënë të gjakosur.

Britmat e Julianës nxitën mobilizimin e fqinjëve të cilët thirrën policinë, e cila arrestoi atletin, i cili përballet me shumë vite burg.

Cabral është vendosur në paraburgim të përkohshëm për të parandaluar mundësinë e arratisjes dhe pritet të akuzohet për tentativë vrasjeje të grave, një nga krimet më të rënda në ligjin brazilian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit