spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

E burgosura që e fali Presidentja kishte shkaktuar vetëaksidentin ku kishin vdekur dy shoqet e saj në Ferizaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje për herë të parë që prej ardhjes në krye të shtetit e fali një të burgosur.

E para e shtetit për shkaqe humanitare e fali Arza Cakollin, e cila në vitin 2017 kishte shkaktuar një vetë aksident, ku si pasojë kishin mbetur të vdekura dy shoqet e saj, E. I dhe E. M.

Ajo në vitin 2019 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, me 18 muaj burgim efektiv.

Cakolli e ka filluar mbajtjen e dënimit prej 1 vit e dy muaj burg, në korrik të vitit 2024, ndërkaq do të duhej të lirohej në mënyrë të rregullt nga burgu më 14 shtator të këtij viti, pasi shkalla e dytë ia kishte ulur dënimin në 14 muaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit