Një person dyshohet se ka humbur jetën pasi është hedhur në Liqenin Artificial të Ujmanit në veri të vendit.
Sipas pamjeve të publikuara njësitë e kërkim-shpëtimit janë në terren dhe po bëjnë përpjekje për gjetjen e trupit të pajetë.
Deri më tani nuk janë dhënë informacione zyrtare nga autoritetet për identitetin e viktimës apo rrethanat e ngjarjes, ndërsa hetimet janë në fazën fillestare.








