Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën në rrethana ende të pakonfirmuara zyrtarisht.
E njëjta sipas burimeve në vendin e ngjarjes dyshohet të ketë rënë nga dritaret e banesës ku jetonte.
Nga plagët e marra viktima ka humbur jetë në vendngjarje.
Siç thanë të njëjtat burime, të pakonfirmuara zyrtarisht, viktima dyshohet të ketë qenë duke i pastruar dritaret në momentin tragjik, teksa ishte dëgjuar edhe duke kërkuar ndihmë.
Gazeta ka siguruar pamje edhe nga vendi ku vdiq e ndjera:
PAMJE:






