Dyshohet për mjete shpërthyese në shtëpinë dhe depon në Pejë, deklarohet Ramiz Kelmendi

Katër mjete shpërthyese, që dyshohet të jenë shishe molotovi, janë hedhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, dy në shtëpinë dhe dy të tjera në depon e biznesmenit dhe politikanit Ramiz Kelmendi, në Zahaq të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Kelmendi, i cili ka bërë të ditur se pavarësisht incidentit, nuk ka pasur dëme materiale.


“Rreth orës 04:30 të mëngjesit, në oborrin e shtëpisë dhe në depon në Zahaq. Dy mjete në oborr dhe dy të tjera në depon. Siç duket, shishe të molotovit, por nuk ka pasur ndonjë dëm”, ka deklaruar Kelmendi.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ndërsa është përfshirë edhe Prokurori i Shtetit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit apo personave të dyshuar.

“Policia e Kosovës me të gjitha njësitet relevante ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vend të ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e personit apo personave që kanë kryer këtë vepër penale”, ka thënë Nikçi.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat dhe motivin e incidentit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit