spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Dy të vrarë e nëntë të plagosur në Philadelphia

Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë, përfshirë tre adoleshentë, u plagosën nga të shtënat me armë në Fairmount Park të Philadelphias gjatë Ditës së Përkujtimit, ka njoftuar policia të martën.

Nëntë të plagosurit nga të shtënat e mbrëmjes të së hënës janë në gjendje stabile. Një burrë dhe një grua, të dy të rritur, janë viktimat që humbën jetën, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Nuk kemi gjetur asnjë armë deri në këtë moment. Nuk është bërë asnjë arrestim”, thuhet në njoftimin e policisë. “Kjo është e rëndësishme. Është Dita e Përkujtimit… e kuptojmë rëndësinë e kësaj ngjarje dhe do të sigurohemi të ofrojmë një përditësim të martën”, theksohet më tutje në njoftim.

Dita e Përkujtimit, që tradicionalisht shënohet të hënën e fundit të majit, është festë federale në Shtetet e Bashkuara, e dedikuar për të nderuar dhe kujtuar ushtarakët që kanë humbur jetën gjatë shërbimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit